Lajme

Pamje nga Skenderaj disa ditë pas vërshimeve, Nura: Do të ngrihemi përsëri

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 25 January 2023

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura përmes një video incizimi ka treguar gjendjen e rëndë të qytetarëve të kësaj komune disa ditë pas vërshimeve të mëdha që erdhën si pasojë e reshjeve të shiut.

Nura përmes një statusi në rrjetin social në Facebook pos videos ku shihen qytetarët duke pastruar rrënojat e shtëpive të përmbytura, u ka dhënë kurajo qytetarëve të tij me shpresën që do të ngrihen përsëri.

“Do të ngrihemi përsëri. Skenderaj”, ka shkruar Nura në Facebook.

-Advertisement-

Ndryshe, mbi 300 shtëpi banimi janë vërshuar nga reshjet e shiut në komunën e Skenderajt si dhe disa biznese të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera