Sport

PAMJE: Kosova dëmtohet nga gjyqtari polak, i cili akordoi penallti në fund të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 15 November 2020

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Sllovenia krejt në fund të takimit, në duelin e vlefshëm për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në Lubjanë ‘Dardanët’ u dëmtuan rendë nga gjyqtari polak, Bartosz Frankowski, i cili akordoi penallti për sllovenët në minutën e 91’.

Nga pamjet e publikuara pas ndeshjes shihet qartë se mbrojtësi kosovar, Fidan Aliti, nuk e kishte prekur topin me dorë.

-Advertisement-

Më poshtë keni momentin kur gjyqtari polak akordon penallti për Slloveninë, të cilën në gol e shndërroi Josip Ilicic në minutën 90+4’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera