“Pajtohen” SBASHK-u me Ministrinë e Arsimit
Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 01 September 2026
Me ardhjen e ministrit të ri në dikasterin e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka ndryshuar edhe raporti i kësaj minstrie me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka bërë të ditur kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari.
Jasharaj ka thënë se krahasuar me periudhën kur ministre ishte Arbërie Nagavci, komunikimi i tanishëm me ministrinë është “për çdo lëvdatë”.
Ndryshimin e situatës ai e ka vlerësuar me mbajtjen e disa takimeve mes këtyre dy palëve vetëm brenda një muaji.
“Është për çdo lëvdatë sidomos kur e krahasojmë me të kaluarën kur ministre ishte znj. Nagavci nuk kishim komunikim fare për vite me radhë, me ardhjen e ministrit të ri z.Çeku, kemi një ndryshim të plotë të situatës, brenda një muaji jemi takuar katër herë, qoftë takime dypalëshe, qoftë në punëtori apo në organizimet që janë bërë. Kemi në atmosferë ndryshe dhe kjo na jep shpresë se do të vazhdojmë me komunikimin, do të vazhdojmë me bisedat dhe do t’i zgjidhim çështjet që do t’i ngrejë anëtarësia”, ka thënë ai në një intervistë dhënë për emisionin “383” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ai ka thënë se është diskutuar për strategjinë vendore të arsimit, nga ku pritet të nxirret kontrata kolektive për punonjësit arsimorë e për të cilën thotë se do të duhej që qeveria ta mbështeste financiarisht.
“Fillimisht jemi marrë vesh që të bëhemi bashkë të gjithë edhe ne edhe këshilli i prindërve, ishte edhe përfaqësuesi i drejtorive arsimore, ai i nxënësve, i studentëve, i rektorëve dhe biseduam për idenë që e ka ministria për ta përgatitur strategjinë e arsimit të Kosovës me ekspertë vendorë që ta kemi edhe ne një strategji vendore të arsimit në mënyrë që të kemi një ngritje të cilësisë. U zotuam që do të bashkëpunojmë ngushtë për këtë strategji, por në të njëjtën kohë jemi zotuar që do të ulemi dhe do të bisedojmë. Tema e parë që do ta bisedojmë është kontrata kolektive, që ta kemi një version të dyja palët dhe pse jo ta nënshkruajmë. Besoj se me të nënshkruar, qeveria do të jetë ajo që do ta mbështesë financiarisht kontratën kolektive, sepse do të jetë një fitore e përbashkët”, është shprehur ai.
Për mënyrën se si po bëhet shpërndarja e librave, Jasharaj ka thënë se shpreson që të rikthehet strategjia e vjetër, kur fëmijët i kanë marrë ato në shkolla e jo librari.
“Besoj se MASHTI do ta vërejë se kjo mënyrë e shpërndarjes së librave po ka telashe shtesë dhe po ngarkohen shumë edhe prindërit, besoj se në të ardhmen do ta analizojnë këtë mënyrë dhe do ta bëjnë shumë më të lehtë mënyrën e shpërndarjes së teksteve mësimore, në mos tjetër ndoshta sikurse ka qenë dikur kur janë bërë marrëveshjet me botuesit dhe tekstet kanë shkuar në shkolla e jo në librari. Uroj që në javën e parë të kemi tekstet shkollore për shumicën e nxënësve dhe të fillojë mbarë, është lajm i gëzueshëm që nuk do të ketë as protesta as greva”, ka deklaruar ai.

T� tjera
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...































