Lajme

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 16 November 2026

Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, raporton Indeksonline.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar caktimin e kësaj mase ndaj gjashtë të dyshuarve, të arrestuar në kuadër të aksionit të koduar “Heshtja”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi të organizuar që merrej me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të Prishtinës.

-Advertisement-

Ndërkaq, gjatë bastisjeve në banesën e Haraqisë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë, si dhe para të gatshme dhe dy telefona iPhone.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy