Rozë

“Pa marrë parasysh çfarë”, bashkëshorti biznesmen i bën dedikimin e veçantë Fjollës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 29 March 2021

Pak ditë më parë Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, i dhanë fund beqarisë. Ata vendosën që të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre.

Teksa ndodheshin me pushime në Maldive, fillimisht biznesmeni i bëri një super propozim Fjollës dhe më pas i thanë “Po” njëri-tjetrit përgjithmonë.

Fisniku njihet si tip romantik, e së fundmi i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortes. Krahas një fotografie ku shfaqen së bashku, biznesmeni ka shkruar se do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së tij pavarësisht çdo gjëje.

-Advertisement-

“Një moment në krahët e mi, përgjithmonë në zemrën time, pa marrë parasysh çfarë!”, është shprehur ai.

Një deklaratë kaq e bukur vjen në një moment kur këngëtarja u dënua nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg. Mbi Morinën rëndon akuza e rëndë për trafikim armësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera