Lajme

Osmani: S’ka forcë që mund ta njollos luftën e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 28 December 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka asnjë forcë që mund ta njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila sipas saj, në esencë ka pasur synim çlirimin e vendit.

Ajo në Rubikon në Klan Kosova tha se lufta e UÇK-së ka qenë luftë çlirimtare edhe në kontekstin e mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës, pasi siç tha ajo, në Kosovë ka ndodhur një regjim gjenocidal nga ana e Serbisë.

“Dhe, UÇK-ja synim e kanë pasur mbrojtjen e popullatës së pambrojtur nga ky regjim gjenocidal dhe çlirimin e Kosovës nga një okupim shekullor”, është shprehur Osmani.

-Advertisement-

Tutje, tha se nuk duhet lejuar assesi që narrativat që kanë për synim ndryshimin e historisë të arrijnë të mbizotërojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera