Lajme

Osmani: Serbia s’mund të jetë kurrë anëtare e NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 20 March 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbisa nuk mund të jetë pjesë e NATO-s përderisa ka shkelur vlerat me të cilat është ndërtuar NATO.

Presidetnja Osmani ka thesksuar se Serbia është një shtet që fle mbi varreza masive dhe se nëse dikush e konsideron atë si aleate të NATO-s, nuk i ofendon vetëm shtetet anëtare të kësaj organizate, por të gjitha viktimat e Serbisë së Millosheviqit.

“Serbia është një shtet që akoma fle mbi varreza masive. Kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s, nuk i ofendon vetëm shtetet anëtare, por edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani pas adresimit në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera