Osmani: Rusia duhet të respektojë parimet e OSBE-së nëse dëshiron dialog
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 04 January 2023
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se lufta në Ukrainë do të dominojë kryesimin e Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Osmani tha më 4 janar se komunikimi me Rusinë dhe nëse do të vendoset një dialog thelbësor, do të varet nga qëndrimi i Moskës ndaj parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së.
“Ne si kryesues nuk do të lejojmë asnjë kompromis sa i përket parimeve të OSBE-së që duhet të respektohen nga Rusia”, tha Osmani në një konferencë për media teksa prezantoi prioritetet që do të jenë në fokus të kryesimit njëvjeçar të Shkupit me OSBE-në.
Ai tha se aktualisht nuk ka mision të OSBE-së në Ukrainë pasi Rusia vendosi veton ndaj misionit, por se Maqedonia e Veriut, sipas tij, do të duhet të gjejë një mënyrë për ta kthyer OSBE-në në Ukrainë.
“Ne do të duhet të gjejmë një mënyrë se si ta rikthejmë OSBE-në në Ukrainë, si të kontribuojmë për të bërë të mundur fillimisht vendosjen e paqes dhe më pas, natyrisht, për të zbatuar paqen dhe për t’ua lehtësuar jetën njerëzve. Fokusi do të jetë në mënyrën se si do të komunikojmë me Rusinë. OSBE-ja mund të jetë aktualisht e vetmja organizatë ku ka një lloj komunikimi me Rusinë dhe ne po komunikojmë me Rusinë, megjithatë në Vjenë, por se si do të jetë qasja e Rusisë ndaj parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së”, deklaroi Osmani.
Ai theksoi se “ky mesazh i është dërguar qartë Rusisë dhe nëse vendos, t’i kthehet bashkësisë ndërkombëtare, nëse vendos t’u kthehet zotimeve dhe parimeve të bashkësisë ndërkombëtare, ndalesa e saj e parë do të jetë OSBE-ja dhe ne do të jemi këtu”.
Fryma bazë e prioriteteve të Shkupit gjatë kryesimit me OSBE-në, sipas shefit të diplomacisë maqedonase, do të jetë forcimi i misioneve të OSBE-së. Nga gjithsej 12 misione të organizatës, theksoi Osmani, gjashtë janë në territorin e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat, dy më të mëdhatë janë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Në këtë kontekst, sipas tij, “fokus i veçantë do t’i kushtohet të ashtuquajturave konflikte të ngrira, të cilat për momentin mund të jenë të qeta, por nuk e dimë se kur mund të shpërthejnë”.
Osmani tha se veç kësaj OSBE-ja si prioritet do të ketë edhe sundimin ë ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si një çështje serioze që përcakton sigurinë. /REL
Të tjera
-
Çka thuhet në letrën e Gërvallës për Asociacionin që iu dërgua Këshillit të Evropës?
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...
-
Gjendet një mjet i dyshimtë në Mitrovicë
Një person ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve ka hasur në një mje...
-
Nëntë raste të dhu*nës në familje brenda një dite në Kosovë
Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 48 orëve të fundit në K...
-
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë
Reagime të shumta kanë nisur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se ë...
-
Qëllohet me ārmë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Një person ka raportuar dje pasdite në polici se derisa ka qenë në veturë me ...
-
Gërvalla: Qeveria zotohet që deri në fund të majit ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...
-
Vizitë dy ditore në Pekin, Putin takohet me presidentin Xi: I lumtur që jam mes miqsh dhe partnerë të besuar, Kina dhe Rusia…
Putin dhe Xi kanë shtrënguan duart në një ceremoni mirëseardhjeje jashtë Sall...
-
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”
Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë...
-
Dita e dytë e Samitit rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit rajonal të lid...
-
Bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. ...
-
Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale
Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit t...
-
Nënkryetarja e Leposaviqit: Përmes strukturave paralele, Beogradi po krijon kaos tek serbët e Kosovës
Në komunat në veri të republikës së Kosovës është kthyer qetësia dhe deri dik...