Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 12 January 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, të cilit i ka uruar edhe mirëseardhje.
Sipas Osmanit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Grønbech-Jensen, njofton Klankosova.tv.
Në takim me ambasadorin Grønbech-Jensen, presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se institucionet e vendit janë të përkushtuar për paqe e stabilitet.
Siç bën të ditur Zyra e Presidentes, Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e mëtejme nga Danimarka, sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, ambasadori Grønbech-Jensen ka theksuar se Danimarka e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të njëjtën kohë, e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Ndër të tjera bashkë biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e energjisë, shkëmbimit ekonomik
Të tjera
-
Arratisja e Sekiraqës, Hodaj: Do të verifikojmë nëse policia ka pasur informacione për ikjen e tij nga Kosova
I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekira...
-
Borrell: Besueshmëria e BE-së në rrezik, shkak mospërfillja e GJND-së nga Izraeli
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku evropian ...
-
Si ndodhi plagosja e qytetarit në Zonën Ushtarake të FSK-së?
Hyrja është e ndaluar. Kjo pasi në këtë zonë të fshatit Babaj i Bokës në G...
-
Reagon avokati i Radoiçiqit: S’ka pasur negocim me KFOR-in, janë gënjeshtra të ndyta për ta njollosur
Raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, përkatësisht një pjesë të saj e ci...
-
Hedhen vaksina nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra, Ministri Peci jep detaje
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhj...
-
Gjatë javës pritet të arrihet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re....
-
E pazakontë, tufa e ujqërve zbret në Dragash
Të shtunën një kope me ujqër është parë në fshatin Pllajnik të Dragashit. ...
-
Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 mi...
-
Partitë politike flasin për zgjedhje të parakohshme, por ende nuk dihet nëse do të mbahen ato
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të par...
-
Vetura e Ibrahim Rugovës mund të shihet përsëri në rrugë
Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të f...
-
Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz ...
-
Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se...