Lajme

Osmani: Morëm mbështetje për vizat, por duhen hapa konkret për liberalizim

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 23 June 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes ka thënë se në Samitin e Bashkimit Evropian ka njoftuar se ka pasur mbështetje nga shtetet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Osmani tha se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën, për perspektivën evropiane të saj, për liberalizimin e vizave, e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Mendoj se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim”, tha Osmani pas takimit.

-Advertisement-

“Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera