Lajme

Osmani: Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 12 May 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka thënë se ky shtet e përkrahë vendin tonë në aspiratat euro-atlantike, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e para e vendit ka thënë se Lituania po ashtu e përkrahë Kosovën edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në vizitën e saj në Vilnius, Osmani tha se së bashku më Lituaninë qëndrojmë kundër luftës të Rusisë në Ukrainë.

-Advertisement-

“Dy popujt tanë, ngjashëm kanë përjetuar ditë të errëta të shtypjes dhe okupimit, ndaj shpëtimi i vetëm ka qenë vendosmëria e guximshme e grave dhe burrave tanë për liri e pavarësi. Sot Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ndërkaq së bashku qëndrojmë kundër luftës gjenocidale të Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Gjithashtu, ajo tha se vizita e saj në Lituani hapë kapituj të ri të bashkëpunimit për të dy vendet.

“Kjo vizitë sot hapë kapituj të ri të bashkëpunimit për të dy vendet tona, si partnere të afërta dhe aleate të pandashme”, ka përfunduar Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera