Lajme

Osmani dhe Jashari vizitojnë kazermën e FSK-së dhe ushtarët e NATO-s në Istog

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 28 December 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë vizituar kazermën e FSK-së, “Ushtarët e NATO-s” në Istog, shkruan Gazeta Infokus.

E para e vendit dhe komandanti i FSK-së ju adresuan ushtarakëve të Kosovës me fjalimin vjetor, ku i falënderoi ata për shërbimin ndaj vendit.

“Secili prej jush qëndron krenar në nderim të flamurit të Republikës së Kosovës me bindjen e plotë se betimi që e keni dhënë për t`i shërbyer atdheut në çdo kohë dhe në çdo momente është më i shenjtë se çdo gjë tjetër. Djemtë dhe vajzat e Forcës tonë, janë të gatshëm ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë, Republikës së Kosovës, në çdo pëllëmbë të tij”, tha Osmani.

-Advertisement-

Gjithashtu, presidentja theksoi gatishmërinë e FSK-së, për të kontribuar në të mirë të paqes dhe sigurisë në rajon dhe ku do në botë.

“Gjatë vizitës u ndanë Dekorata Presidenciale për njësi dhe ushtarakë të dalluar që shërbyen e kontribuuan në ngritjen dhe avancimin e FSK-së me standardet më të larta.

Komanda e Forcave Tokësore përmes një skenar të improvizuar për luftë urban, ka demonstruar aftësitë e saja, ku të pranishmit panë nga afër veprimet ushtarake me mjete luftarake.

Në fund të vizitës Presidentja dhe Komandanti i FSK-së, shërbyen ushqim për ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe drekuan së bashku”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera