Sport

Orar i ngjeshur për Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 05 March 2018

Skuadra e Prishtinës ka hyrë në fazën e vështirë ku do të zhvillojë disa ndeshje në 15 ditët e ardhshme, shkruan infokusi.

Të mërkurën në ndeshjen eliminuese, Prishtina takohet me Llapin në Digitalb Kupën e Kosovës, raundi i çerekfinales. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe nis nga ora 13:00.

Të dielën nga ora 12:30, Besa e pret Prishtinës me fillim nga ora 12:30, ndeshje kjo e javës XXII, apo të fundit të fazës së dytë. Pas kësaj ndeshje dihen edhe çiftet e 11 ndeshjeve kampionale deri në fund.

-Advertisement-

Nëse Prishtina e mban pozitën e parë atëherë si vendas do të ndeshet në javën e XXIII me skuadrën e 7-të të plasuar në tabelë, ndërsa në javën e XXIV do të udhëtonte te skuadra e 8-të e plasuar në klasifikim.

Deri në fund do të ndeshjen me të 9-në (vendas), 10-në (mysafir), 11-në (vendas), 12-në (mysafir), 6-në (vendas), 5-në (mysafir), 4-në (vendas), 3-në (mysafir) dhe në javën e fundit të XXXIII do të priste vendin e dytë. Krejt kjo nëse skuadra e mbyll klasikimin në vendin e parë pas 22 javëve. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera