Lajme

Olluri për intervistën e Thaçit nga Haga: E lansoi një goditje ndaj Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 04 September 2023

Parim Olluri, gazetar, në Pressing të T7, ka komentuar intervistën që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dhënë me shkrim për Nacionalen.

FIllimisht, Olluri tha se intervista ka qenë e cenzuruar për shkak të rrethanave në të cilat ajo është kryer.

Por për Ollurin, mënyra sesi Thaçi flet për vizitën e Edi Ramës në Hagë është një replikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

-Advertisement-

”Ai ka pasur kohë me dërgu përgjigjen me shkrim, nuk ka qenë intervistë për ngut dhe fakti që vendosë me shpalosë detaje për Edi Ramën, me tregu për emocionet në vizitën e tij, me ju referu si emocion vëllazëror që Edi Rama i ka dërgu edhe libra, me këtë ai i ka bërë një replikë Kurtit”, ka thënë ndër tjerash Olluri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera