Lajme

OKB tregon numrin e civilëve të vrarë nga forcat Ruse në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 07 March 2022

Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një deklaratë të hënën.

“801 civilë të tjerë janë lënduar”, kanë thënë nga OHCHR.

-Advertisement-

Siç raporton CNN, këto shifra përfshijnë të dhëna të mbledhura midis orës 4 të mëngjesit me orën lokale më 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe mesnatës së 6 marsit 2022, tha OHCHR./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera