Lajme

Oda e Avokatëve i ngre duart para presionit të akterëve të “Drejtësisë”

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 22 April 2022

Nënkryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Naim Rudari, ka thënë se vendimi për mos angazhimit të avokatit sipas detyrës zyrtare në rastin konkret, ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ta ndaluar fenomenin e përjashtimit të avokatit nga gjykimi.

“..është shqetësuese dhe e pakuptimtë kur ata të cilët e kanë nxjerrë vendimin për mos caktimin e avokatit sipas detyrës zyrtare me rastin e përjashtimit të avokatit padrejtësisht nga gjykimi, sot shfuqizojnë vendimin e vet atyre, prap se prap duke e cilësuar si të drejtë dhe të ligjshëm por për t’i bërë një nderë KGJK-së të cilët na kanosën në format më të pa pranueshme”, shkroi ai.

Ai tha se vendimet e KD të OAK-së rezulton se nuk kanë më vlerë pasi që ato janë lehtë të rrëzueshme e të ndryshueshme.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

SHQETËSUESE PËR OAK-në

Oda e Avoaktëve të Kosovës DORËZOHET para presionit, kanosjeve e hetimeve të kundërligjshme e të padrejta nga akterët e “Drejtësisë” dhe shfuqizon një vendim të drejtë, të mbështetur në fakte të shumta e në një procedurë hetimore.

Vendimi për mos angazhimit të avokatit sipas detyrës zyrtare në rastin konkret, ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ta ndaluar fenomenin e përjashtimit të avokatit nga gjykimi që në historinë e funksionimit të organeve të drejtësisë në Kosovë ishtë NJË dhe i VETMI.

Pra është shqetësuese dhe e pakuptimtë kur ata të cilët e kanë nxjerrë vendimin për mos caktimin e avokatit sipas detyrës zyrtare me rastin e përjashtimit të avokatit padrejtësisht nga gjykimi, sot shfuqizojnë vendimin e vet atyre, prap se prap duke e cilësuar si të drejtë dhe të ligjshëm por për t’i bërë një nderë KGJK-së të cilët na kanosën në format më të pa pranueshme.

Vendimet e KD të OAK-së rezulton se nuk kanë më vlerë pasi që ato janë lehtë të rrëzueshme e të ndryshueshme.

Vendimet e drejta shpesh herë nuk janë populliste, por ato mbi të janë të LIGJSHME dhe të DREJTA por shtëpia të cilës edhe unë i përkas nuk mundi t’i qëndrojë konsistente vendimit të drejtë në raport me vendimin e padrejtë!

Pakënaqësi e shqetësim që tek unë mbetet në shqyrtim e sipër!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera