Lajme

Nxënësi gjashtë vjeçar plagosë me armë mësuesen e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 09 March 2023

Një nxënës gjashtë vjeçar ka plagosur mësuesen e tij në Virginia të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, sipas prokurorisë, i njëjti ka gjasa të mos akuzohet fare.

Sipas policisë, nxënësi kishte marrë me vete në çantën shkollore armën me të cilën edhe e kreu aktin.

-Advertisement-

Ai e qëlloi mësuesen e tij, Abbie Zwerner, në dorë dhe në gjoks.

Sipas BBC, mësuesja 25 vjeçare është jashtë rrezikut për jetë.

Në anën tjetër, sipas një avokati, fëmiu mund të mos ngarkohet me aktakuzë pasi është vetëm 6 vjeçar dhe nuk e di se si funksionon sistemi ligjor.

Dyshohet se deri të plagosja e mësueses ka ardhur pas një “zenke” të vogël mes saj dhe nxënësit.

BBC bën të ditur se arma me të cilën nxënësi shtëni ishte e nënës së tij dhe se ishte blerë legalisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera