Lifestyle

Nusret, djaloshi që çuditi vipat me kripën në mishin e pjekur tashmë vlen 1 miliard dollarë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 19 November 2019

Një djalosh si shumë të tjerë punon për të mbijetuar. Ai ka zgjedhur të punojë si pjekës mishi në skarën e një restoranti në Stamboll, sipas dëshirave të klientëve të ndryshëm. I urtë, me pak fjalë, me shumë pak vite shkollë, por me sa duket me shumë ëndrra të fshehta.

Fotografia nuk e tregon, por përtej atyre syve të qeshur fshihej e ardhmja e një prej sipërmarrësve më të fuqishëm në botën e gastronomisë globale, dhe pse jo edhe të shoëbizit.

Janë sytë e Nusretit adoleshent, ose siç e njohin tashmë botërisht edhe yjet e sportit dhe Hollywoodit, Salt Bae. Kasapi 35-vjeçar falë videove virale ku i hidhte kripë në një mënyre origjinale dhe pothuajse teatrale mishin e pjekur u shndërrua në një yll të rrjeteve sociale, ku vetëm në Instagram ka rreth 26 milionë ndjekës.

-Advertisement-

E gjithë kjo famë përkthehet në shumë para dhe Nusret bashkë me sipërmarrësin që i besoi hapjen e restorantit të parë në 2010 tashmë zotërojnë një perandori që shtrihet nga Stambolli deri në Neë York, dhe që vlen pothuajse një miliard dollarë. Por këtë, adoleshenti në foto nuk e dinte, ndoshta fati ka qenë me të.

Nusret është simbol edhe i futbollistit shqiptar Armando Sadiku, teksa shënoi golin e dytë personal në ndeshjen me Izraelin bëri pikërisht gjestin e Nusret me kripën në mishin e pjekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera