Fun & Video

Nusja fiton lojën e zhvilluar në dasmë, dhëndri e grushton (video)

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 14 June 2022

Një moment tejet i pahijshëm dhe tronditës ka ndodhur në një dasmë në Uzbekistan.

Pasi çifti zhvilluan një lojë gjatë ceremonisë së dasmës së tyre dhe nusja ka fituar lojën, burri e ka humbur toruan.

Në momentin që burri kupton që ka humbur dhe shikon gruan teksa feston për fitoren e saj ai e godet i zemëruar në pjesën e pasme të kokës.

-Advertisement-

Në video dallohet qartë tronditja e nuses në ato momente. Ajo në moment vendos dorën në kokë dhe pas pak çastesh largohet nga vendi ku po qëndronte.

Dhe dy të pranishmit që duken në video një burrë dhe një grua tronditen nga veprimi i dhëndrit.

Sakaq dhëndri qëndron serioz dhe me shikimin drejt njerëzve sikur të mos kishte ndodhur asngjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera