Lajme

Numri i madh i rasteve me Covid, hapet edhe një qendër testimi në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 25 July 2022

Për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19 në vendin tonë dhe kërkesave për testim, në Prishtinë është hapur edhe një qendër për testim.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, njofton ai.

-Advertisement-

Sadiku ka njoftuar edhe për orarin e punës së dy qendrave të testimit

“Orari: Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve E hënë – diel, orari:08.00-16.00.

Qendra në QMF IV, Xhemail IbishE hënë e premte, ora: 8.00-15.00″, njofton Sadiku.

Njoftimi i plotë:

Aktualisht në Kosovë kemi 9 mijë e 300 raste aktive me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera