Kuvendi e ndan buxhetin, 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Autori: Gazeta inFokus
17:57 | 26 November 2026
Një buxhet prej 61 mijë eurosh është paraparë për Komisionin që do të merret me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kuvendi me 67 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, ka miratuar buxhetin e Komisionit hetimor parlamentar për veprimet dhe mos veprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Komisioni pritet të ketë një rol në shqyrtimin dhe trajtimin e rrethanave që lidhen me këtë rast, ndërsa ndarja e këtij buxheti ngre interesim lidhur me mënyrën se si do të shfrytëzohen mjetet financiare dhe cilat do të jenë detyrat konkrete të tij.
Shuma prej 61 mijë eurosh përbën buxhetin e paraparë për funksionimin e këtij komisioni, i cili do të ketë për detyrë të merret me zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt, të martën janë arrestuar edhe katër persona të tjerë. Në mesin e tyre janë edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati tjetër që dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. E dy personat tjerë të arrestuar dyshohen se ndihmuan kryesin të largohet e të strehohet, pasi e ka vrarë Zekajn.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, është vrarë më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Ndërkaq, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, pak orë para vrasjes është ndaluar nga organet e rendit, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

T� tjera
-
Kur do të publikohet aktgjykimi i plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së? Flasin nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale thotë në një përgjigje për Gazetën Express se po e përgatit ...
-
Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
Ka artistë që nuk i përkasin vetëm një kohe, por mbeten përgjithmonë në kujte...
-
“Nana e baballarë, ju lutem, këshilloni fëmijët tuaj se munden me u bo pishman” – Eman Rrahmani tejet i shqetësuar për çështjen e sterilizimit
Eman Rrahmani ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me çështjen e sterilizimit...
-
Limaj mohon se do kandidojë për të parin e PDK’së: S’kam ambicie për të qenë kryetar i asnjë partie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se s’ka ambicie për...
-
‘‘Mbajë mendtë diku tjetër’’, Rrahmani ia kthen Kurtit: T’kam besu ça ke premtu në opozitë, jo ça angazhohesh tash
Në seancën e sotme parlamentare ka pasur një përplasje mes deputetit nga radh...
-
Shiroka-Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e Brdo-Brijuni në Ohër, sonte darka me liderët rajonalë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqed...
-
Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobë...
-
Rrahmani pyet Kurtin për martesat mes gjinive të njëjta: Pse po ua prezantoni këtë fëmijëve në shkolla?
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka ngritur në Kuvendin e Kosovës çështjen e ...
-
Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim komisioneren e BE për Zgjerimin,...
-
KESCO vendos 16 kuti sensibilizuese në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gj...
-
Qeveria ndan mjete shtesë për paga e shtesa, emëron komisionet për tri pozita të larta drejtuese
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka mira...
-
Bashkëshorti i kandidates së GUXO-s, në listën e Vetëvendosjes për Këshillin e Shkencës
Nga 15 emrat e emëruar si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës, po del s...

































