Kur do të publikohet aktgjykimi i plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së? Flasin nga Gjykata Speciale
Autori: Gazeta inFokus
18:06 | 26 November 2026
Gjykata Speciale thotë në një përgjigje për Gazetën Express se po e përgatit me shpejtësi dhe kujdes versionin e plotë të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënuan më 16 shtator me nga 13 deri në 25 vjet burgim për krime lufte. Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith lexoi atë ditë një përmbledhje të aktgjykimit, që u tha se do të publikohej më pas i plotë, pa specifikuar një datë për këtë.
Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle tha në një përgjigje me shkrim se po sigurohen që në aktgjykimin që do të publikohet të ketë “sa më shumë informacion”.
“Versioni publik i redaktuar i aktgjykimit të plotë është duke u përgatitur sa më shpejt, duke u siguruar që sa më shumë informacion të jetë e mundur të bëhet publik, ndërkohë që garantohet mbrojtja e dëshmitarëve dhe viktimave”, tha ai në një përgjigje me shkrim për Express.
Doyle tha se “gjatësia e aktgjykimit dhe hapat relevantë proceduralë mund të ndikojnë në kohën e publikimit”.
Ai tregoi se Trupi Gjykues ka caktuar një afat për palët që t’i paraqesin komentet e tyre lidhur me redaktimer që duhet të bëhen në aktgjykimin e plotë.
“Pas shpalljes së aktgjykimit, Trupi Gjykues urdhëroi Prokurorinë, ekipet e Mbrojtjes dhe Mbrojtësin e Viktimave që të paraqesin çdo koment që kanë lidhur me redaktimet e mundshme, brenda afatit të caktuar nga Trupi Gjykues. Mbi këtë bazë, Trupi Gjykues përgatit dhe publikon një version publik të redaktuar. Versioni i plotë publik i redaktuar i aktgjykimit do të publikohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigje.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë në një konferencë për media më 30 shtator se aktgjykimi i plotë ka “mijëra faqe” dhe se “është çështje javësh besoj kur do të dalë”.
Ai po bashkëpunon me Partinë Demokratike të Kosovës, partinë më të madhe opozitare, në një nismë të re për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku paralajmëroi sot se projektligji do të procedohet shumë shpejt për miratim në Kuvend, duke thënë në një konferencë për media se “drafti është gati”.

T� tjera
-
Kuvendi e ndan buxhetin, 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Një buxhet prej 61 mijë eurosh është paraparë për Komisionin që do të merret ...
-
Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
Ka artistë që nuk i përkasin vetëm një kohe, por mbeten përgjithmonë në kujte...
-
“Nana e baballarë, ju lutem, këshilloni fëmijët tuaj se munden me u bo pishman” – Eman Rrahmani tejet i shqetësuar për çështjen e sterilizimit
Eman Rrahmani ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me çështjen e sterilizimit...
-
Limaj mohon se do kandidojë për të parin e PDK’së: S’kam ambicie për të qenë kryetar i asnjë partie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se s’ka ambicie për...
-
‘‘Mbajë mendtë diku tjetër’’, Rrahmani ia kthen Kurtit: T’kam besu ça ke premtu në opozitë, jo ça angazhohesh tash
Në seancën e sotme parlamentare ka pasur një përplasje mes deputetit nga radh...
-
Shiroka-Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e Brdo-Brijuni në Ohër, sonte darka me liderët rajonalë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqed...
-
Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobë...
-
Rrahmani pyet Kurtin për martesat mes gjinive të njëjta: Pse po ua prezantoni këtë fëmijëve në shkolla?
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka ngritur në Kuvendin e Kosovës çështjen e ...
-
Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim komisioneren e BE për Zgjerimin,...
-
KESCO vendos 16 kuti sensibilizuese në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gj...
-
Qeveria ndan mjete shtesë për paga e shtesa, emëron komisionet për tri pozita të larta drejtuese
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka mira...
-
Bashkëshorti i kandidates së GUXO-s, në listën e Vetëvendosjes për Këshillin e Shkencës
Nga 15 emrat e emëruar si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës, po del s...

































