Sport

Nuk do ta besoni, ja pas sa ndeshjeve ka humbur Drita në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 27 August 2018

Drita është mposhtur pas 30 ndeshjeve në Superligë!

Skuadra e Bekim Isufit sezonin e kaluar kishte zhvilluar një edicion të jashtëzakonshëm, ku edhe fitoi Superligën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Drita gjatë këtij rrugëtimi në Superligë me kryetrajnerin e njohur, Bekim Isufi kishin një ecuri të jashtëzakonshme, duke ‘shkelur’ çdo kundërshtarë të mundshëm.

Por çdo ecurie pozitive i vie fundi dhe kështu ndodhi sot. Klubi nga Gjilani ka humbur në Superligë pas 30 ndeshjeve.Besoni apo jo, në gjithsej 30 ndeshje ekipi i ‘Anamoravës’ nuk dinte për humbje.Drita dje u mposht në stadiumin e qytetit në Gjilan me rezultatin e thellë 1-3 nga Flamurtari. Gjilanasit ishin në epërsi me rezultatin 1-0 në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Flamurtari shpërtheu. Veton Kabashi dhe Alban Shillova (2) shënuan për kryeqytetasit për të thyer ecurinë super pozitive të kundërshtarëve.

-Advertisement-

Gjatë 30 ndeshjeve pa humbje, Drita numëron 18 fitore dhe 12 barazime nga sezoni i kaluar 2017/18 dhe ndeshja me KEK-un këtë stinor.Humbja e fundit, para ditës së djeshme e Dritës në Superligë ishte 13 shtator ndaj Lirisë në Prizren me rezultatin 2-0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera