Rozë

Nuk përmbahen, Dua Lipa dhe Anwar Hadid puthje të zjarrta në mes të detit dhe miqve (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 24 August 2020

Dua Lipa dhe Anwar Hadid treguan edhe njëherë se janë të dashuruar marrëzisht! Ata ndodhen me pushime në Malibu, e këtë të shtunë janë kapur nga paparaci teksa dhurojnë spektakël në mes të detit.

Këngëtarja e famshme dhe modeli i njohur janë fotografuar teksa bënin sërf, por që nuk kanë munguar as përqafimet dhe puthjet e zjarrta në prani edhe të miqve.

Madje 25-vjeçarja dhe 21-vjeçari dukeshin shumë të qeshur duke shijuar rrezet e diellit dhe aventurat me sërfin.

-Advertisement-

Ndërkohë pak ditë më parë këngëtarja e famshme festoi 25-vjetorin e lindjes larg familjes së saj, e cila ndodhet me pushime në Shqipëri. Dua ka festuar vetëm me të dashurin dhe disa miq të saj, ndërkohë duket se për të pushimet nuk kanë fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera