Lajme

Nuk e paguan parkingun dhe e rrah rojën

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 12 October 2018

Një person është sulmuar fizikisht të enjten pasdite në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima është biletashitës i një parkingu ndërsa ishte sulmuar nga një konsumator pas një mosmarrëveshje rreth pagesës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën e parkingut për veturë, ka sulmuar fizikisht viktimën, biletashitësin mashkull K/Shqiptar. Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë sulmit është dëmtuar edhe një veturë me targa të huaja.

I dyshuari është arrestuar ndërsa pas intervistimit me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera