Lifestyle

Nuk do ta besoni që ky zakon mund të përmirësojë jetën tuaj seksuale!

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 24 June 2021

Jini sa më shumë mirënjohës dhe do të merrni shumë përfitime në këmbim. Kërkimet vazhdimisht po nxjerrin në pah përfitimet në psikologji dhe shëndet. Nga ulja e stresit tek përmirësimi i gjumit. Listës iu shtua edhe një përfitim tjetër që do t’u japë gëzim çifteve.

Sipas hulumtimit të botuar në revistën shkencore Social Psychological and Personality Science, sa më shumë mirënjohës të jenë njerëzit në marrëdhëniet e tyre, aq më shumë ka gjasa që ata të investojnë në kënaqësinë seksuale të partnerit të tyre.

Studimi donte të zbulonte nëse shprehjet e shpeshta të mirënjohjes mund të përmirësonin aftësinë e “forcës së përbashkët seksuale” të partnerëve për të përmbushur nevojat e njëri-tjetrit.

-Advertisement-

Njerëzit që e kishin këtë aftësi në nivele të larta kujdeseshin më shumë për nevojat dhe kënaqësinë e partnerit të tyre.

Si të përmirësoni jetën seksuale?

Përgjigja e shkencëtarëve është: më shumë mirënjohje. Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Karolinës së Veriut, së bashku me psikologët Ashlyn Brady, Levi R. Bakre, Amy Muise dhe Emily Impett, testuan teorinë e tyre përmes eksperimenteve.

Së pari, ata pyetën 118 njerëz për fuqinë e tyre seksuale, përvojat e tyre me mirënjohje ndaj partnerit të tyre dhe se si ata e shprehën atë mirënjohje.

“Kënaqësia seksuale është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve romantike të të rriturve. Rezultatet e hulumtimit sugjerojnë që mirënjohja nga të dy palët në një çift përmirëson aftësinë tonë për të kënaqur partnerin tonë dhe nevojat e tij “, thonë studiuesit, të cilët shpresojnë që përmes studimit të tyre të kontribuojnë më shumë në kuptimin e problemeve në marrëdhënie dhe në zgjidhjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera