Lajme

Novosella tregon si e torturonin në burgjet serbe: Më thoshin kemi me ta përdhunu gruan para syve

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 15 February 2023

Ish- i burgosuri politik, Selatin Novosella ka rrëfyer për përndjekjen e egër të regjimit jugosllav, ku tregoi për torturat në burgjet serbe.

Novosella në emisionin ‘Pressing’ në T7 tregoi se si e kërcënuan se do ia përdhunonin gruan para syve të tij.

“Psh, kena me ta pru, herën e tretë kam qenë i martum, nusja që m’kish prit katër vite, na kena me ta pru nusen tonde, ty këna me te lidh për radiatori mos me mujt me reagu, ishim 5-6 vet, ne kemi me ta dhunu para teje, ose ki me pranu”.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se e torturan në mënyra të ndryshme, madje duke e kërcënuar se do të përhapin fjalë se është një spiun.

“Na kena me ti qit të gjithë anëtarët e familjes prej pune,. Na kena me përhap fjalë që krejt këta shok që tu kanë burgos ti je spiun i tyre, dmth me të prek në sedër. Torturat fizike nuk ja vlen të merrem me to, kanë qenë ana më e keqe”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera