Sport

Notat e lojtarëve: Porto 2–1 Juventus, kështu u vlerësua Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 17 February 2021

Porto e ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1, në takimin e parë të zhvilluar në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për vendasit i shënuan Mehdi Taremi (2’) dhe Moussa Marega (46’), kurse golin e vetëm për ‘Zonjën e Vjetër’ e realizoi Federico Chiesa (82’).

Mënjëherë pas përfundimit të këtij dueli janë publikuar notat e futbollistëve, të cilët u paraqitën në këtë sfidë.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte sulmuesi i Portos, Moussa Marega, i cili mori notën më të madhe (8.1), ndërsa dështimi i kësaj përballje ishte sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski, i cili mori notën (5.9), ndërsa Cristiano Ronaldo u vlerësua me notën (6.7).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve, të cilët patën minuta në këtë balalfaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera