Sport

Notat e lojtarëve: Liverpool 0-1 Brighton, kështu u vlerësua Xherdan Shaqiri

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 03 February 2021

Liverpooli është mposhtur në shtëpi nga Brightoni me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 22-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Anfield’, golin e vetëm për mysafirët e shënoi mesfushori kolumbian, Steven Alzate, në minutën e 56’.

Pas përfundimit të kësaj përballje janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë duel.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte mbrojtësi i Brightonit, Lewis Dunk, i cili u vlerësua me notë (8.0), kurse dështimi i këtij ballafaqimi ishte sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili mori notën më të ulët (5.8).

Xherdan Shaqiri luajti për 64 minuta në këtë përballje dhe u vlerësua me notën (6.7).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve, të cilët u paraqitën në këtë sfidë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera