Sport

Njeriu anti-Lloto/ Rama lë Juven për Liverpool, por i bën reklamë basteve (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 27 February 2019

Prej datës 1 janar të vitit 2019 në territorin e Shqipërisë nuk duhet të lejohet aktiviteti i asnjë pike të lojërave të fatit dhe po ashtu dënohet reklamimi i tyre.

Kjo parashikohet nga ligji që qeveria “Rama” votoi në Kuvend në fund të vitit të kaluar, por duket se në Shqipëri “epoka” e basteve nuk është mbyllur.

Pas rastit të regjistruar më 9 shkurt në zemrën e “Shqipërisë”, në kryeqytet gjatë sfidës së Superligës, Partizani-Kastrioti, ku ekipi krutan në fanella reklamonte një kompani bastesh, duket se pre e një gabimi të tillë ka rënë edhe vetë Kryeministri Edi Rama.

-Advertisement-

Ndryshe nga Kastrioti që kishte të stampuar në fanella logon e një kompanie kineze bastesh, të regjistruar si “138.com”, Rama pasi kaloi nga xhupi i Juventusit, te ai i ekipit anglez Liverpool nuk e ka kuptuar që është duke i bërë reklamë kompanisë gjigande të basteve “BetVictor”.

Shefi i qeverisë është bërë një promotor i basteve prej të paktën 72 orësh, që ka dalë në aktivitete publike me xhupin e Liverpool. Poshtë stemës së Liverpulit shihet qartë emri i “BetVictor” që shoqëron ekipin anglez prej vitesh dhe që është stampuar në të gjitha fanellat dhe veshjet zyrtare.

Daljen e parë publike më këtë veshje, Rama e bëri të hënën në mbrëmje kur shkoi në Teatër me bashkëshorten e tij Linda Rama dhe djalin e vogël Zaho.

Ai gjithashtu u shfaq me xhupin e Liverpool në aktivitetin e PS për “BashkinëQëDuam” në qytetin e Lushnjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera