Një politikan shkon me armë në brez në funeralin e ish-presidentit Nishani
Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 02 June 2022
Gazetari Artan Hoxha shkruan se një politikan ka qenë i armatosur teksa merrte pjesë në funeralin e ish-Presidentit Bujar Nishani.
Nga pamjet e publikuara duket se në brezin e politikanit është një send, i dyshuar si pistoletë. Megjithatë nuk është e vërtetuar që sendi në brez është armë. Gazetari Hoxha shkruan se politikani në fjalë, pa e identifikuar se cili është, e ka armën me leje.
“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe me kobure në brez në temperaturë 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Për një gjë jam i sigurt, arma është me leje….”- shkruan Hoxha krah pamjeve.
Bujar Nishani, Presidenti i gjashtë i Shqipërisë u përcoll për në banesën e tij të fundit. Me flamurin kombëtar në gjysmë shtizë në të gjithë institucionet publike pas vendimit të qeverisë për ta shpallur të enjten ditë zie kombëtare, në institucionin e Presidencës për të nderuar kujtimin e ish-Presidentit Nishani u ngjitën miq, politikanë, bashkëpunëtorë dhe drejtues të lartë politikë në Shqipëri.
Në kujtim të ish-Presidentit, nga Kosova erdhi një delegacion i posaçëm i drejtuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Përpara miqve dhe familjarëve, kreu i shtetit Ilir Meta shprehu keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të Nishanit. Nderime për ish-kreun e shtetit kryen së bashku edhe të gjithë ish-Presidentët e Shqipërisë. /abcnews.al
Të tjera
-
Ana Bërnabiq me letër propaga*ndistike kundër avancimit të Kosovës në NATO
Kosova do të jetë në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do t...
-
Linjat e trenave të mallrave Kinë-Evropë i kalojnë 90,000 udhëtime
Të shtunën në mëngjes, një tren i ngarkuar me mallra të ndryshme u nis nga qy...
-
Hoxhaj: Spanjës e as shteteve të tjera evropiane s’iu bën nderë të jenë në një anije me Rusinë sa i përket Kosovës
Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Spanja e ka pran...
-
Nga sot mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, në agjendë edhe Kosova
Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mblidhet në Sofje të Bullgarisë duke f...
-
Gjendet burri që ishte zhdukur para dhjetë ditësh në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar i zh...
-
Aksident mes tre kamionëve që bartnin mish në Gjermani, rruga mbushet me mish derri
Të premtën rreth orës 18:00 në Gjermani, më saktë pranë kufirit shtetëror Mec...
-
Fushtica: Shumë shpejt pritet funksionalizimi i Policisë së kryeqytetit
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ...
-
Kurti flet për luf*të, njohësit e sigurisë thonë se ajo ka përfunduar në 99-tën
Njohës të fushës së sigurisë kanë adresuar kritika të ashpra në drejtim të kr...
-
Një i mitur dhe një 18-vjeçar në pranga për rrëmbimin në Prishtinë
Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy personat e dyshuar për rrëmbimin që ki...
-
Raportohen rreth 5 mijë euro false në Lipjan e mbi 2 mijë në Viti – monedha 2 euroshe
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Lipjan ka raportuar 2362 moned...
-
E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti...
-
Arrestohet një person në Podujevë, rra*hu motrën
Një person në Podujevë është arrestuar, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizik...