Një miliarder heq dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
12:07 | 01 November 2022
Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë ruse, për shkak të luftës së nisur nga Moska në Ukrainë.
Ai, po ashtu, ka dënuar “fashizmin e Putinit”, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.
Tinkov e ka themeluar bankën online, Tinkoff, një prej ofrueseve më të mëdha të kredive.
Aktualisht kjo bankë ka mbi 20 milionë konsumatorë.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka thënë se “nuk mund të jem i lidhur me një shtet fashist që ka nisur luftë kundër fqinjit paqësor”.
Edhe disa manjatë tjerë rusë kanë kritikuar publikisht luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Është e turpshme për mua që të vazhdoj të mbaj këtë pasaportë”, ka thënë miliarderi.
Ai besohet se aktualisht jeton në Londër, mirëpo është subjekt i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, sikurse shumë anëtarë të elitës biznesore ruse.
“Shpresoj që më shumë biznesmenë do të jenë pas meje, në mënyrë që të dobësojnë regjimin e Putinit dhe ekonominë e tij, dhe që në fund ai të humbë”, ka thënë Tinkov.
Ai ka vazhduar duke thënë se e urren Rusinë e Putinit, mirëpo i do të gjithë rusët që janë kundër luftës.
Sanksionet perëndimore ndaj tij, dhe figurave tjera biznesore të Rusisë – të njohur si oligarkë – përfshijnë ndalesa në udhëtime, ngrirje të aseteve dhe konfiskim të aeroplanëve dhe jahteve.
Fuqia politike dhe ushtarake e Putinit varet shumë nga mbështetja e miliarderëve, të cilët janë pasuruar përmes lidhjeve me Kremlinin.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Të tjera
-
Gjashtë raste të dhu*nës në familje për 24 orë në Kosovë
Gjatë 24 orëve në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. ...
-
Kurti pritet me duartrokitje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së
Lëvizja Vetëvendosje sot po mban mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjitshë...
-
Liderët evropianë bashkohen në Kiev për t’iu kundërpërgjigjur paradës së Vladimir Putinit
Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe liderët e tjerë evropianë, Presidenti...
-
Babai raporton zhdukjen e djalit në Ferizaj, policia nis hetimet
Një djalë është zhdukur që nga dita e enjte në qytetin e Ferizajt. ...
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në r...
-
Aksident në Shupkovc të Mitrovicës
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësis...
-
Muharremi: Krasniqi është politikani më i matur e balancuar në skenën politike
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë D...
-
Sot bëhen 27 vjet nga Beteja e Llapushnikut
27 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve ...
-
Kosovës masat pritet t’i hiqen gradualisht, thonë nga Komisioni Evropian
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen gradualisht. Kjo u konfirmua në ...
-
Shqipëria në heshtje elektorale
Mbrëmja e së premtes shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, duk...
-
Hamiti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës po i vuajmë të gjithë, edhe votuesit e Kurtit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së muajin e ar...