Rozë

Një copë nga Kosova ne Javën e Modës në Londër

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 22 September 2017

Nuk është hera e parë që gratë nga Kosova na mahnisin me duart e tyre të arta për punë dore. Kësaj rradhe, gjate Javës së Modës ne Londër, Pranvera 2018  e cila u mbajt gjatë javës së 19 shtatorit, u prezantuan edhe byzylykë miqësie të punuara me dorë nga gratë e programit të organizatës Kosova-Women 4 Women.

Këta byzylykë miqësie u punuan për dizenjatoren e njohur nga Londra Mary Katrantzou, e cila njihet për brendin luksoz të rrobave për gra, e cila ndër të tjera identifikohet edhe për përdorimin e pjesëve të punuar me dorë në brendet e saj. Në Javen e Modës Pranvera 2018 u prezatuan brendet e njohura si: Mary Katranzou, Burrberry, Erdem, JW Anderson, Simone Rocha etj dhe sipas Vogue,  brendi I Mary Katrantzou ishte ne mesin e 10 brendeve më të mira të paraqitura për sezonën Pranvera 2018, shkruan Infokusi.com

Organizata Kosova-Women 4 Women vazhdimisht bashkëpunon me disenjatorë te ndryshëm për të promovuar punën e dorës të grave nga Kosova, ku suksesi i tyre i fundit ishte edhe bashkëpunimi me kompaninë e modës nga Londra L.K. Bennet./INFOKOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera