Lajme

Një cisterne me ujë të pijes vendoset në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 21 January 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar të shtunën se një cisternë me ujë të pijes është vendosur në një parking në Vushtrri ku qytetarët mund të furnizohen me ujë të pijes.

Kompania ka bërë të ditur po ashtu se është duke u bërë përpjekje që Impianti i Balincit të fillojë prodhimin e ujit.

“Cisterna me ujë të pijes është vendosur në parkingun e madh përballë bankës “Raiffeisen” dhe të gjithë qytetarët e interesuar mund të furnizohen me ujë të pijes. Nga ana tjetër jemi duke bërë përpjekje maksimale që edhe Impianti i Balincit të filloj prodhimin/trajtimin e ujit. Për zhvillime të reja do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet si pasojë e tyre e kanë turbulluar ditëve të fundit ujin e pijes në shumë pjesë të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera