Lajme

Nis protesta e PSD-së kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 24 December 2022

Qytetarë të shumtë i janë përgjigjur ftesë së Partisë Socialdemokrate për protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.

Ndryshe, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ditë më parë në një konferencë për media kishte thënë se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

-Advertisement-

Lideri i PSD-së, tha se Gjykata Speciale po tenton të tjetërson historinë e Kosovës.

“Tash ka një tendencë që ka marrë rrugëtim për shtrembërimin e historisë së Kosovës”, ishte shprehur Molliqaj.

Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera