Nipi i “famshëm” i Besnik Bislimit në konflikt interesi, iu besua edhe një pozitë në kuadër të MASHT-it
Autori: Gazeta inFokus
17:39 | 24 Korrik 2021
Emërimi i Gëzim Tosunit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë nuk po del se është vetëm punësim mbi baza të afërsisë familjare me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, por po rezulton të jetë edhe konflikt interesi.
Gazeta Infokus ka zbuluar se Tosuni është duke e kryer edhe një punë tjetër në kuadër të Ministrisë së Arsimit, atë të nostrifikimit të diplomave.
Ushtrimi i njëkohshëm i funksionit të anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe i anëtarit të Bordit për nostrifikim të diplomave, sipas burimeve të gazetës nga fusha e arsimit, paraqet konflikt interesi.
E gjitha për faktin se procesit të nostrifikimit i nënshtrohen edhe profesorët e ndryshëm me qëllim të akreditimit të programeve të caktuara të kolegjeve dhe universiteteve.
Rrjedhimisht, i bie që i njëjti person edhe i nostrifikon diplomat edhe i akrediton programet e arsimit të lartë.
Infokus ka kontaktuar me Tosunin për të marrë një shpjegim nga ana e tij në lidhje me këtë çështje, por ai nuk ka shprehur interesim për të folur.
“Nuk mund të përgjigjem sepse jam i zënë”, ka qenë përgjigja e shkurtër e tij për Infokusin.
As Ministria e Arsimit nuk është treguar më e hapur me gazetën.
Për më shumë se katër ditë, Infokus ka pritur të marrë përgjigje nga kjo ministri, por nuk e ka marrë atë.
Me Ligjin për Arsimin e Lartë është e definuar qartë se anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë nuk duhet të jenë të punësuar nga asnjë bartës i arsimit të lartë në Kosovë.
Anëtarët e këtij këshilli janë të obliguar të japin edhe një deklaratë nën betim se do ta kryejnë me nder, besnikëri, drejtësi dhe pa anim, detyrën e besuar.
Tosuni qe bërë objekt i polemikave kur qe propozuar e më pas edhe votuar në Kuvend për anëtar të KSHC-së. Për të u tha se ishte nip i zëvendëskryeministrit, Bislimi, gjë të cilën e pati mohuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ndonëse as ajo vetë nuk arrinte ta shpjegonte se çka ishin ndërmjet vete Tosuni e Bislimi.
“Ashtu, diçka ngjashëm siç ka thënë Albini që e ka Glaukun. Dmth as djalë i dajës, as i hallës, as nip e as motër”, pati thënë Nagavci, me çka edhe pati nxitur të qeshura në Kuvend.
Por kulmin ia pati vënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pati deklaruar se kur e ka pyetur Bislimin se çfarë e ka Tosunin, Bislimi i paska pas thënë se në këto 50 vjet ndoshta mund ta ketë takuar njëherë. A në fakt, Tosuni është nën moshën 50 vjeçare.
Infokus do të vazhdoi ta trajtoj këtë rast, derisa institucionet përgjegjëse ta thonë fjalën e tyre./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...



































