Sport

Nipi i Fadil Vokrrit nis topin nga qendra në ndeshjen hapëse Montluçon Foot – Ain Sud Foot

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 27 August 2018

Vazhdon përkujtimi dhe nderimi i veprës dhe shëmbëlltyrës së legjendës dhe ish-presidentit Vokrri anë e kënd botës, shkruan GazetaFokus.

Kështu që në shenjë  nderimi për legjendën dhe ish-presidentin Fadil Vokrri, klubi francez Montluçon Fott, ku dikur ka luajtur Vokrri dhe më vonë ishte edhe si trajner e ku një periudhë luajti edhe djali Gramozi, në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të garave në Francë,  Montluçon Foot – Ain Sud Foot, topin nga qendra i veshur në fanellën e Kosovës e ka nisur nipi i Vokrrit.

Edhe ky fakt fletë se sa përmasa të mëdha kishte arritur emri i Fadil Vokrrit dhe sa ishte i nderuar emri i tij ku do nëpër botë, duke lënë gjurmë të pashlyera. /GazetaFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera