Lajme

Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 03 July 2025

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15.

“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi për Express.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera