Lifestyle

Nga filmat porno në parlament, 35-vjeçarja trazon Kanadanë (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 18 October 2019

Një kandidate e pazakontë ka vendosur të “nxehë” garën në zgjedhjet federale në Kanada, të cilat pritet të mbahen më datë 21 Tetor. Ish-modelja e “PlayBoy” e kthyer në politikane, Ania Krosinska, ka shpallur kandidaturën e saj për rajonin Humber River – Black Creek.

Ajo kandidon nga radhët e Partisë Popullore të Kanadasë, një parti e ekstremit të djathë që është kundër politikave të emigrantëve.Kjo ka hapur polemika në vend, pasi vetë 35-vjeçarja është emigrante. Ajo ka lindur në Poloni, ka emigruar për në Gjermani e prej aty në Kanada.

Në një kohë që Partia Liberale e kryeministrit Justin Trudeau po sulmohet nga të gjitha anët pas skandaleve të racizmit dhe të korrupsionit, Korsinska po ndjek një linjë më të “butë”, duke bërë fushatë në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Me fotot ku shfaqet provokuese me bikini me flamurin kanadez, ose hipur mbi motor, ajo kërkon votat në rajonin Humber River – Black Creek, afër Torontos që popullohet nga rreth 110 mijë banorë.

Korsinska e shijon garën teksa më parë është shpallur Miss Hawaii dhe Miss Toronto, para se të shfaqej në kopertinën e revistës për të rritur.

Ajo nuk është modelja e vetme e “Playboy” që po përpiqet të bëjë kapërcimin e madh në politikë. Së fundmi edhe Ava Karabatic ka shpallur kandidaturën e saj për presidente të Kroacisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera