Nga 24 mars – pa kodin telefonik +381
Autori: Gazeta inFokus
16:26 | 20 March 2018
Që nga 24 marsi i këtij viti, Telekomi i Kosovës do të largojë nga përdorimi kodin e vjetër +381 dhe ta zëvendësojë më atë shtetëror +383.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunate të lëshuar për media ku ndër të tjera kanë shtuar se ky kod telefonik është i vetmi që do të përdoret në Republikën e Kosovës pas kësaj përiudhe, shkruan Infokusi.
Kodi +381 është përdorur nga Telekomi i Kosovës për telefoninë fikse që nga paslufta në mungesë të kodit shtetëror të Kosovës. Nga muaji shkurt i vitit të kaluar, Telekomi i Kosovës ka vënë në përdorim kodin shtetëror +383, paralelisht me kodin 381.
Marrëveshja e telekomunikcionit e arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka bërë të munduar që ITU, t’i caktojë Kosovës kodin telefonik 383, duke specifikuar se ARKEP do të jetë administrues i vetëm i kodeve dhe do të komunikojë dhe koordinojë aktivitetet përkatëse me ITU-në.
“Në zbatim të planit të migrimit të hartuar nga ARKEP për implementimin e kodit +383, Telekomi i Kosovës i ka marrë në vazhdimësi të gjitha veprimet e duhura teknike dhe operative për ta funksionalizuar përdorimin e kodit të ri dhe largimin përfundimtar të kodit +381”, deklaroi Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, z. Nuredin Krasniqi.
Ai gjithashtu nënvizoi se shumë pengesa që kishte deri më tani Telekomi i Kosovës, janë eleminuar dhe në këto rrethana të reja të krijuara, tashmë me kodin e ri, përfitues do të jenë direkt qytetarët e Kosovës dhe vetë shteti i Kosovës. /INFOKUSI.COM/

T� tjera
-
Ganimete Musliu: Haga ka kaluar kufijtë e drejtësisë dhe të njerëzores
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
“Nuk mujta me pa”, flet Dauti, vëllai i Jakup Krasniqit, pas largimit të tij drejt Hagës
Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,...
-
Pamje prekëse: Momenti kur Jakup Krasniqi përshëndetet me fëmijët e tij dhe rikthehet në Hagë
Ka përfunduar vizita katër-ditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jak...
-
Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të...
-
HULUMTIM PËR VDEKJET E PUNËTORËVE NË KEK: Si i neglizhoi vazhdimisht menaxhmenti paralajmërimet për rrezikimin e jetës së tyre (DOKUMENTE)
Për më shumë se dy vjet, në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ishin ngr...
-
Vizita e Krasniqit, Gucati: Ky kolos i kombit që dha gjithçka për Kosovën, sot mbahet larg më të dashurve të tij
Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar me një mesazh emocionues lidhur me...
-
Abdixhiku përkujton Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e vdekjes: Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin, atdhetarin dhe...
-
Një person pa shenja jete në Istog, policia jep detaje
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotë...
-
Protestojnë mjekët e rinj, studenti kundërshton Kurtin: 534 mjekë në Kosovë janë të papunë
Mundësi të rregullta punësimi, konkurse transparente për specializime dhe pag...
-
Balla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë
Shefi i deputetëve socialistë në Parlamentin shqiptar, Taulant Balla, ka shpë...
-
Lirimi i të akuzuarve për vra*sjen e trefishtë në Gllogjan, gjykata arsyeton se asnjë dëshmitarë nuk e ka identifikuar autorin
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve,...
-
Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë p...



































