Kupa e Botës 2022

Neymar do të mungojë ndaj Zvicrës, pritet të rikthehet pas fazës së grupeve

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 25 November 2022

Neymar do të mungojë për Brazilin në ndeshjen e të hënës, që e zhvillon ndaj Zvicrës në Botëror.

Ylli i PSG-së u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Serbisë dhe sot ka dalë diagnoza e parë nga infermieria e Brazilit.

Ai do të mungojë ndaj Zvicrës dhe trajneri Tite planifikon që nëse Brazili arrin pikët e plota ndaj helvetikëve, ta pushojë Neymarin edhe në ndeshjen e fundit të grupeve ndaj Kamerunit.

-Advertisement-

Kësisoj, ai do ta kishte në dispozicion të plotë Neymarin në 1/8 e finales.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera