Rozë

Nënë për të tretën herë: Brenda festës gjigante të bebes së Kim Kardashian

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 13 November 2017

Familja e famshme Kardashian po zgjerohet, ngase në pritje për të ardhur në jetë janë edhe tri bebe.

Dhe Kim Kardashian – e cila do bëhet nënë për të tretën herë përmes një nëne surrogate – e ka festuar këtë pritje të ëmbël, duke organizuar të ashtuquajturin “baby shower”, në shtëpinë e saj në Bel Air gjatë kësaj të diele.

-Advertisement-

E shoqëruar nga motrat e saj shtatzënë Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner, e famshmja ka pritur në vilën e saj luksoze mikeshat e famshme si Chrissy Teigen, gruan e këngëtarit John Legend.

Eventi ishte shumë ekstravagant, me shumë të ftuar e me lule e pemë në ngjyrë të bardhë e rozë.

Tavolinat ishin dekoruar në mënyrë perfekte, ndërsa nga dritaret e shtëpisë luksoze, shihej se moti në Los Angeles, ishte fantastik, shkruan Daily Mail.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera