‘Në sheshin “Skënderbeu” do të vendosim ekran të madh për seancën në Hagë’
Autori: Gazeta inFokus
09:07 | 10 September 2026
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, derisa ka bërë të ditur se më 12 shtator do të mbështesë marshin e organizuar nga “Liria ka emër”.
Musmurati ka thënë se aktivitetet kanë nisur me “Orën e Pritjes”, ndërsa ka përmendur edhe muralin në mbështetje të krerëve të UÇK-së si dhe ekspozitën e fotoreporterit të luftës, Visar Kryeziu.
“Po, mua më vjen shumë mirë që si nënkryetare e Prishtinës e si Komunë e Prishtinës i kemi bërë një seri të aktiviteteve për lirinë e çlirimtarëve tanë, të cilën po e presim me datën 16. Kemi bërë, së pari kemi filluar me Orën e Pritjes, e cila ka filluar në Prishtinë dhe pastaj ka vazhduar nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Kemi vazhduar me një mural, ku e kemi pas që e kemi shpalos në emër të qytetarëve të Prishtinës të pafajshëm, të gjithë krerët që po mbahen në Hagë. Dhe kemi nënshkruar secili nga drejtorët e Komunës së Prishtinës, po edhe nga qytetarët e ndryshëm”.
“E kemi organizuar edhe ekspozitën e Visar Kryeziut, një fotoreporter i jashtëzakonshëm i luftës, dhe ekspozita është ende e hapur dhe i ftoj të gjithë qytetarët me shku me vizitu, ekspozita mbahet në Pallatin e Rinisë”, tha ajo.
Ajo ka folur edhe për muralin e vendosur në lagjen Ulpiana, ku janë paraqitur katër ushtarë të UÇK-së përmes portreteve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
“Gjithashtu e kemi zbuluar një mural i cili gjendet në Ulpianë, në lagjen Ulpiana, ku shihen, janë portretet e katër ushtarëve të UÇK-së, të cilët portretizohen përmes krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Murali është realizuar nga Orange Girl, është një artiste e jashtëzakonshme, e cila e ka bërë një mural të jashtëzakonshëm që i ftoj të gjithë qytetarët kurdo që kalojnë andej me pa, me u ndal edhe me, me e shiju një vepër artistike të jashtëzakonshme. Edhe do të kemi edhe aktivitete të tjera në vazhdimësi që do t’i organizojmë”, tha ajo.
Ndërkaq, Musmurati ka theksuar se aktiviteti kryesor do të jetë marshi i 12 shtatorit, i organizuar nga “Liria ka emër”, për të cilin ka thënë se do të mbështetet fuqishëm nga Komuna e Prishtinës.
“Por kryesorja është 12 shtatori, pra marshi i cili organizohet nga ‘Liria ka emër’, të cilin do ta mbështesim fuqishëm si Qytet i Prishtinës edhe ku do të marrin pjesë të gjithë, do të thotë, edhe ftoj me marrë pjesë gjithë qytetarët e Prishtinës. Marshi mbahet me datën 12, pra të shtunën në orën 14:00, në sheshin Skënderbe, dhe të gjitha përgatitjet po i bëjmë për marsh. Po, kryetari nëse nuk gabohem ka pranuar ftesën edhe besoj që do të jetë në marsh, gjithashtu i kemi ftuar të gjithë asamblistët e të, të gjitha partive politike që të marrin pjesë sepse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk njeh dallime partiake dhe nuk duhet me pas dallime partiake kur flasim për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe të çlirimtarëve tanë”, tha ajo.
Ajo ka bërë të ditur se në sheshin “Skënderbeu” do të vendoset edhe një ekran i madh, ku qytetarët do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt seancën gjyqësore.
“Po do ta organizojmë një ekran të madh në sheshin Skënderbeu, ku do të ftojmë qytetarët që ta ndjekim live seancën gjyqësore. Edhe shpresoj shumë që pas seancës të festojmë të gjithë së bashku, ose në të kundërtën as nuk do të ketë qetësi as në Prishtinë edhe nuk besoj që do të ketë qetësi askund në Kosovë. Po shpresojmë për një vendim të drejtë dhe të duhur në favor të liderëve tanë që po mbahen atje. Organizimin besoj që do ta bëjmë bashkë me organizatën e veteranëve të UÇK-së, edhe do të thotë do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, për të gjithë mediat që të ulemi edhe ta shikojmë edhe dëgjojmë seancën së bashku”, tha ajo.

T� tjera
-
Audioincizimi që dëshmon sistemin kriminal të punësimeve partiake në krye me Albin Kurtin
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...






























