Lajme

Në Prishtinë marshohet për personat me autizëm

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 02 April 2022

Me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet” është marshuar në sheshin kryesor të Prishtinës për Ditën Botërore të Autizmit.

Këtij marshi, që për qëllim ka ngritjen e vetëdijes, i është bashkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Marshi ka nisur nga “Skënderbeu” në drejtim të Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

-Advertisement-

Ndërkaq, për të shënuar këtë ditë dhe për të folur për sfidat në të cilat hasin personat me autizëm është mbajtur edhe një konferencë ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kryeministri dha zotime për gjithëpërfshirje dhe përmirësim të kushteve për personat me autizëm./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera