Lajme

“Në Perëndim jeton për me punu, në Kosovë punon për me jetu”

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 21 September 2022

Drejtori i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë se te qytetarët e Kosovës është krijuar iluzioni se vendi ynë nuk ofron mundësi, prandaj trendi i emigrimit është në rritje të vazhdueshme.

“Ka shumë faktorë për këtë perceptim, ndoshta edhe vetë fakti që në statistika diku rreth 60 për qind e qytetarëve nuk kanë udhëtuar më larg se Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria dhe mendohet se Perëndimi të ofron shumë më shumë mundësi se Kosova,” tha Panxha në Rubikon .

Duke folur për vendimin e tij që të kthehet nga Londra në Prishtinë, Panxha tha se fare nuk është penduar që e ka zgjedhur kryeqytetin e Kosovës për të jetuar e punuar.

-Advertisement-

“Unë në Londër i kam kaluar dy orë ose dy orë e gjysmë duke udhëtuar për në vendin e punës me tren, kur e bën një përllogaritje vjetore diku 32 ditë i humbë vetëm në udhëtim me trena, gjashtë muaj flen, pjesa tjetër punon dhe kur e sheh se si anglezët i shijojnë dy javë, ose tri javë pushim që i marrin e kupton që pjesa më e madhe e jetës është udhëtim edhe punë. Atje jeton për me punu, në Kosovë punon për me jetu, ky është një dallim”.

Panxha tutje tha se një pagë mesatare në Kosovë mund të jetë ekuivalente me një pagë në shtetet e Perëndimit kur merret parasysh kostoja e jetesës në ato shtete.

“Me pasë një rrogë në Kosovë mesatarisht të mirë, besoj që… sepse ne harrojmë që kushtet e jetesës, banimi në Londër është shumë i shtrenjtë, shumë njerëz e kanë vetëm një dhomë. Një pako cigare në Londër është rreth 18 euro, e ora për një punëtor pra minimale nëse nuk gaboj është rreth 13 euro. Pastaj është kualiteti i jetesës, te ne i kemi shtëpitë 200 – 300 metra katrorë ku jetojmë në Kosovë, një shtëpi 200-300 metra katror në Angli është një luks i milionerëve, nuk është luks i një familje mesatare”, u shpreh Panxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera