Lajme

Në marketet e Klinës nuk po respektohet distanca (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 02 April 2020

Në disa nga marketet në Komunën e Klinës nuk po respektohet distanca e cila po kërkohet sipas Institutit të Shëndetit Publik në mënyrë që të moz rrezikohet në përhapjen e virusit.

Ani pse në Klinë prej rastit të parë nuk kemi ndonjë rast tjetër pozitiv me koronavirus, Klina vazhdon të jetë në karantinë dhe banorët duhet të respektojnë masat e marra nga intitucionet e shëndetit.

Edhe pse marketet kanë vendosur vijat të cilat klientët nuk duhet të kalojnë ata nuk po e bëjnë një gjë të tillë.

-Advertisement-

Në disa fotografi të siguruara nga gazeta inFokus shihen njerëzit të cilët pa asnjë lloj frike qëndrojnë afër njëri tjetrit.

Në vazhdim mund të shikoni fotografitë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera