Sport

Në hije te Man.United, Sanchez largohet në janar!

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 01 October 2018

Aventurës së Alexis Sanchez te Manchester United po i vjen fundi shumë shpejt. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, sulmuesi kilian pritet të nxirret jashtë planeve të skuadrës nga Djajtë e Kuq dhe mund të largohet që në merkaton e janarit.

Gjithçka vjen si rrjedhojë e formës së dobët që ka shfaqur Sanchez që nga momenti që është transferuar në Old Trafford, janarin e kaluar. Në merkaton e dimrit Sanchez që është edhe lojtari më i paguar në të gjithë Premier Leaguen me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Manchester United.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera