Sport

Llapi finalisti i parë i Kupës së Kosovës, Batatina e eliminon Drenicën e profesor Sokolit

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 23 April 2025

Llapi është finalisti i parë i Kupës së Kosovës, për sezonin 2024/25.

Skuadra nga Podujeva shënoi fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Drenicës, me rezultat 2-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 4-0.

Futbollisti 21-vjeçar, Arianit Hasani shënoi të dy golat në ndeshjen e sotme, në minutat 66′ dhe 76′.

-Advertisement-

Në finale, Llapi e pret fituesin e ndeshjes Prishtina – Drita, ku skuadra nga kryeqyteti ka përparësi nga ndeshja e parë, pasi fitoi me rezultat 1-0.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy