Sport

Prishtina fiton dramën ndaj Trepçës pas vazhdimeve, barazohet seria gjysmëfinale

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 23 April 2025

Prishtina e ka fituar në vazhdime ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Trepçës me rezultat 90:83.

Kjo pasi katër çerekët e rregullt të duelit u mbyllën baras me rezultat 77:77, me “Minatorët” që e nisën më mirë duke triumfuar në të parin me rezultat 13:23.

Kryeqytetasit u rikthyen në të dytin duke fituar me pesë pikë më shumë, 23:18, teksa me fitore vazhduan edhe në çerekun e tretë ku triumfuan me rezultat 20:14.

-Advertisement-

Trepça arriti që ta fitonte çerekun e fundit me një pikë më tepër, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Në vazhdime, vendasit ishin dukshëm më të mirë, duke fituar me shtatë pikë më tepër dhe duke e barazuar në 1-1 serinë e fitoreve të gjysmëfinaleve.

Finalisti do të mësohet në ndeshjen e tretë e cila do të luhet më 26 prill.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy