Xhaka: Babai kurrë s’më ka lavdëruar
Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 20 April 2025
Bundesliga ka hyrë në fazën finale të sezonit. Për kampionët në fuqi kanë mbetur edhe pesë ndeshje.
Para ndeshjes të ditës së sotme, e cila përkon me të dielën e Pashkëve në Hamburg ndodhet Leverkuseni i Xhakës, i cili do të ndeshet sot me St.Pauli.
Granit Xhaka flet në një intervistë për “SPORT BILD” për shanset e tij për të fituar titullin, marrëdhënien me të atin dhe sekretin e formës së tij fizike.
Granit, sa para do të vini bast për Leverkusen në betejën për titullin kampion?
Nuk do të vë bast asnjë cent për ne edhe pse besoj se kemi ende shanse për titull. Por unë nuk jam kumarxhi dhe nuk do t’i rekomandoja askujt të vë baste në ndeshje futbolli. Unë gjithashtu nuk investoj në aksione sepse nuk mund të ndikoj në atë që bëjnë të tjerët.
Por mund të ndikoni që Leverkusen të fitojë ndeshjet e fundit dhe të arrijë në 78 pikë. A mjaftojnë për titullin?
Duhet të shpresojmë që të mjaftojnë 78 pikë. Ne duhet t’i marrim aq pikë, por nëse në fund riavlët e Bajernit do të kenë më shumë në fund, atëherë u shtrëngojmë duart dhe u themi: “Keni bërë një paraqitje shumë të fortë, urime”.
Rikuperimi i lojtarëve si Virc dhe Tapsoba mund të ndikojnë në këtë fund kampionati duke parë se në Mynih numërojnë dëmtimet e Musialës, Upamekanos dhe Dejvis.
Lojtarëve që janë rikuperuar duhet të kenë tërë kohën e mundshme që të rikthehet në formën e tyre më të mirë. Kur mungojnë lojtarët kryesorë kemi marrë pikë, por pa shfaqur lojë të mirë. Edhe pse për sprintin final loja e bukur më intereson shumë pak. Ne e dimë se duhet të luajmë më mirë. Alonso na e tha këtë sërish javën e kaluar.
Ju keni luajtur 65 ndeshje zyrtare sezonin e kaluar, dhe këtë sezon, duke përfshirë paraqitjet edhe me ekipin kombëtar, keni luajtur 50 përsëri.
E di që kam luajtur disa ndeshje jo të mira siç ishte gjysmëfinalen e Kupës kundër Bielefeld (1:2) dhe në Hoffenheim, ku nuk e merituam vërtet fitoren (1:0). Unë mund të bëj më mirë. Të gjithë ne kemi investuar shumë në dy vitet e fundit. Por kjo nuk duhet të jetë një justifikim. Tashmë kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Lodhja nuk duhet të jetë një justifikim.
Sidoqoftë, ti po luan në çdo ndeshje. Si mundesh?
Unë jam 32 vjeç. E njoh trupin tim më së miri. Gjumi është një faktor, ushqimi i duhur është një tjetër.
Keni ndonjë rutinë të veçantë apo sekret për formën fizike?
Unë fle nga gjashtë deri në shtatë orë çdo natë. Ngrihem shumë herët dhe kënaqem duke u kujdesur për fëmijët në mëngjes. Më pas shkoj në stërvitje. Por gjëja kryesore është rikuperimi.
Sapo je bërë baba për herë të tretë. A e kanë bërë babanë tre vajzat lojtar më të mirë?
Më kanë ndryshuar. Unë jam ende i njëjti djalë që erdhi në Bundesligë në moshën 19 vjeçare. Unë jam ende po aq emocional sa isha në Gladbah. Vetëm se sot jam me më shumë përvojë dhe nuk i shfaq më këto emocione në fushë, por i përpunoj në shtëpi. Kur i marr fëmijët në krahë atje, loja kalon në plan të dytë për pak kohë.
Si duket ndeshja e Xhakës në shtëpi?
Unë regjistroj çdo ndeshje që luajmë dhe e shikoj në kohën e lirë. Pa emocione. 90 minuta. Atëherë kuptoj gjithçka. Unë e kuptoj se çfarë ndodhi dhe pse. Pastaj përpunoj gjithçka.
A i dallon gabimet dhe nëse po a mëson prej tyre?
100 për qind! Kur babai im është atje, situata bëhet edhe më ekstreme. Më duhet ta ndalojmë videon vazhdimisht. Ai më jep gjithmonë këshilla të reja. Ai ka qenë gjithmonë shtytësi im.
A është ai kritiku juaj më i madh?
Sigurisht që është. Babai nuk më ka lavdëruar kurrë.
Seriozisht?
Kurrë. Në 32 vite nuk ka pasur asnjë vlerësim për mua si futbollist. Unë e pranoj se është motivimi im më madh që një ditë ai të më thotë: “Sot luajte jashtëzakonisht mirë!”.

T� tjera
-
Albulena Haxhiu kujton heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë
Në ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu...
-
Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e një 65-vjeçari, i cili ...
-
U gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe foshnja në Demiraj të Gjilanit, i dyshuari babai 65-vjeçar
Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Demiraj të Gjilanit...
-
Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një let...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës ...
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...
-
“Albin Out”, nis protesta e disa të rinjve ku kërkohet dorëheqja e Kurtit
Disa qytetarë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës për të protestuar kundër...
-
Raportohet se babai me të bijën trmuajshe janë gjetur të vdekur në Demiraj të Gjilanit, Policia po shkon në vendngjarje
Një burrë dhe një foshnje rreth tremuajshe raportohet se janë gjetur të vdeku...
-
Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazit...
-
Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është pu...

































